12 deputetë betohen në Kuvend, numri shkon në 121

16 maj 2019 | 12:19

Pasi kanë marrë mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) si pasojë e vendeve të lira të krijuara pas dorëzimit të mandatit nga deputetët e Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), janë betuar sot në Kuvendin e Shqipërisë 12 deputetët të rinj, duke e çuar në 121 numrin e përgjithshëm të deputetëve nga 140 sa ka gjithsej legjislativi shqiptar.

Deputetët e betuar janë: Selami Jenisheri, Besnik Troplini, Krenar Rryçi, Kostaq Papa dhe Halit Valteri nga PD-ja, Suzana Topi, Vasil Strejovski, Edmond Stojk nga LSI-ja, Eljo Hysko, Adriana Jaku, Florenc Spaho dhe Ardit Konomi nga Partia Socialiste (PS).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hëna po zvogëlohet progresivisht dhe është shkundur nga tërmetet. Përfundimi…