12 mijë e 587 raste aktive me Covid në Kosovë

08 dhjetor 2020 | 15:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë 12 587 raste aktive me Covid.

Po ashtu, ky institut ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të infektuarave me Covid nga fillimi i pandemisë ka arritur në 43 881, raporton “Epoka e re”.

“Numri total i rasteve pozitive është 43 881 raste nga 155 625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.137 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30 157 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12 587”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…