12 milionë udhëtarë gjatë vitit 2023, Trafiku Urban: Rekord i ri për ndërmarrjen

29 dhjetor 2023 | 19:03

Trafiku Urban ka njoftuar se gjatë vitit 2023 gjithsej 12 milionë qytetarë kanë udhëtuar me autobusët e kësaj ndërmarrje.

Siç thuhet në njoftim, ky është rekord i ri për ndërmarrjen dhe përgjegjësi që në vitin e ardhshëm të angazhohen për shërbime edhe më cilësore.

“12 milionë udhëtarë gjatë vitit 2023. Një rekord i ri për ndërmarrjen tonë dhe një përgjegjësi për të gjithë ne, që gjatë vitit 2024 të angazhohemi për shërbime edhe më cilësore”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, nga Trafiku Urban ditë më parë kanë deklaruar për Telegrafin se kanë rreth 35 mijë udhëtarë në ditë, prandaj edhe në disa linja ka mbingarkesë.

Zyra për media e Trafikut Urban ka deklaruar se janë duke punuar për përmirësimin e shërbimeve, dhe se vitin e ardhshëm do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti austriak Gunther Fehlinger, duke folur në lidhje me situatën…