12 raste të reja me Covid

21 maj 2022 | 13:54

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 502 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar edhe 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.947.

Në total numri i rasteve aktive është 213.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 113 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.431 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.829 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjithashtu deri më sot janë dhënë 102.545 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania ruse Gazprom ka ndalur eksportet e gazit për Finlandën…