Raporti i Progresit për drejtësinë, Gërvalla: Përparim s’është shënuar, por as hapa mbrapa

11 nëntor 2026 | 17:04

Raporti i Progresit për vitin 2026 e rendit drejtësinë ndër fushat më të dobëta në Kosovë.

Në vlerësimin për funksionimin e gjyqësorit, Komisioni Evropian ka konstatuar se, në përgjithësi, nuk është shënuar përparim.

Megjithatë, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, duket se nuk e sheh këtë vlerësim si shqetësues në tërësi.

Në Kuvend, ku po mbahet seanca për Raportin e Progresit, ajo ka thënë se raporti ka evidentuar mungesën e përparimit, por jo edhe ndonjë regres në funksionimin e gjyqësorit.

“Për funksionimin e gjyqësorit në tërësi, në përgjithësi nuk ka shënuar përparim, mirëpo jo që ka bërë hapa mbrapa”, ka thënë Gërvalla.

Ndërkaq, në raport theksohet se ndikimet e papërshtatshme nga interesat politike, ekonomike dhe faktorë të tjerë vazhdojnë të pengojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se paketa e ligjeve për reformimin e drejtësisë ende nuk është miratuar.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në kohën kur në Serbi po zhvillohen arrestime të shumta…