120 mijë punëtorë mund të mbesin pa pagë këtë muaj

30 mars 2020 | 11:43

Përhapja e koronavirusit në Kosovë ka nisur t’i shfaqë shenjat e para edhe në ekonominë e vendit. Mbi 10 milionë euro në ditë është duke humbur ekonomia e Kosovës gjatë kësaj kohe ka thënë sot kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili, po ashtu, ka njoftuar se këtë muaj 120 mijë punëtorë rrezikojnë të mos marrin paga, ose t’i marrin ato përgjysmë si pasojë e mbylljes së bizneseve për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Në sektorin e ndërtimit e të prodhimit kemi rënie të qarkullimit deri më 20 %. Pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë janë prekur. Nga 240 mijë punëtorë, 120 mijë punëtorë janë jashtë vendeve të punës ose do ta marrin pagën të përgjysmuar ose nuk do ta marrin fare”, deklaroi ai.

Rukiqi ka thënë se kompensimi i Qeverisë së Kosovës për punëtorët e sektorit privat prej 170 eurosh është i vogël. Ai ka kërkuar që kjo të rritet në 289 euro.

Më tutje, ai ka deklaruar se nëse kjo gjendje do të zgjasë tre muaj, atëherë do të ketë mbi 1 miliard euro dëme. “Kjo është jashtëzakonisht shumë për ekonominë tonë. Nëse zgjat deri në 3 muaj, mbi 1 miliard euro do t’i bëhen dëme ekonomisë së vendit”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, Njësia Rajonale e Drejtorisë për Hetimin e…