Arrestohen dy persona, u konfiskohen mbi 23 kg drogë

30 mars 2020 | 11:38

Policia e Kosovës, Njësia Rajonale e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, pas një hetimi rreth njëmujor, dje, me datë 29.03.2020, rreth orës 20:45, në rrugën “Kristofer Kristoforidhi” në Prishtinë ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe municionit”.

“Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë: G. S., viti i lindjes 1989, mashkull kosovar, dhe M. S., viti i lindjes 1983, mashkull kosovar.

Gjatë këtij operacioni policor, në konsultim me prokurorin kompetent janë kryer bastisje në dy lokacione në të cilat banonin personat e dyshuar, ku në pjesë të ndryshme të janë gjetur sasi të llojeve të ndryshme të narkotikëve, të cilat në cilësi të provave materiale janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lokacionin e banimit të personit të dyshuar G. S. janë gjetur dhe konfiskuar:

– 13 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme e dyshuar për substance narkotike të llojit marihune me peshë prej 1.185.8 gram (1 kg e 185.8 gram),

– 1 paketim me pluhur të dyshuar si substance narkotike e llojit kokaine me peshe prej 12.8 gram,

– 1685 euro para të gatshme, 1 peshore digjitale, 1 telefon iphone 7 plus dhe

– vetura BMW X5 e dyshuar si e përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

 

Në lokacionin e banimit të personit të dyshuar M. S. janë gjetur dhe konfiskuar:

– 58 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme e dyshuar për substance narkotike të llojit marihuane me peshë prej 21.910 gram (21 kg e 910 gram),

– 1 paketim me fara kanabisi me peshe prej 2.2 gram,

– 3 fishekë, 2 telefona celularë dhe disa qese që përdoren për përdorimin e narkotikeve.

 

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokateve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turneu Grand Slam i tenisit Wimbledon nuk do të mbahet…