Sivjet nuk mbahet Wimbledoni, shkak koronavirusi

30 mars 2020 | 11:37

Turneu Grand Slam i tenisit Wimbledon nuk do të mbahet këtë vit shkaku i koronavirusit.

Lajmin do ta kumtojnë gjatë kësaj jave organizatorët e Wimbledonit, ka njoftuar zëvendëspresidenti i Federatës Gjermane të Tenisit (DTB), Dirk Hordorff për “Sky Sports”.

“Wimbledoni ka njoftuar se do të ketë një takim të bordit të mërkurën dhe do të marrë vendimin fimal. Unë po ashtu jam i përfshirë në trupat e asociacioneve botërore ATP e WTA. Vendimet e nevojshme janë marrë dhe Wimbledoni do të vendosë të anulojë turneun e këtij viti. Nuk ka dyshim për këtë. Është e nevojshme në situatën aktuale”, ka thënë Hordorff.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se…