124 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës, 19 në gjendje të rëndë

23 nëntor 2020 | 08:48

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar sot se aty po trajtohen 124 pacientë të infektuar me Covid-19, derisa 19 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga spitali bëjnë me dije se tre pacientë janë në respirator dhe 101 janë në oksigjenoterapi.

Ndërsa 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 124 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë në respirator, 101 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 515 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vaksina e “Pfizerit” mund ta marrë aprovimin nga Britania e…