Vaksina kundër Covidit e “Pfizerit”, mund të miratohet javën e ardhshme

23 nëntor 2020 | 08:45

Vaksina e “Pfizerit” mund ta marrë aprovimin nga Britania e Madhe për autorizimin e saj. Këto deklarime janë bërë nga burime qeveritare, ku “Reuters” shkruan se rregullatorët britanikë janë gati të aprovojnë vaksinën kundër Covidit të shpikur nga “Pfizer Inc” dhe “BioNTech”. Kjo mund të bëhet edhe para ShBA-së.

Britania ka kërkuar gjatë javës së kaluar rregullatorin e saj mjekësor, MHRA, që ta vlerësojë përshtatshmërinë e vaksinës kundër Covidit.

Ajo ka urdhëruar 40 milionë doza dhe pret që të ketë 10 milionë, të mjaftueshme për t’i mbrojtur pesë milionë. Këto priten të jenë të disponueshme nëse rregullatorët e aprovojnë atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se fondi i…