13 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

29 dhjetor 2020 | 08:32

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 78 pacientë me koronavirus.

Nga ta 5 janë në respirator, 53 në oksigjenoterapi, kurse 13 në gjendje më të rëndë.

 

Ky është njoftimi i plotë i spitalit:

 

12 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 78 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 53 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

313 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,452 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për rreth 100 milionë euro më shumë është rritur vlera…