13 të vdekur nga tajfuni në Filipine

26 dhjetor 2019 | 23:42

Zyrtarët e emergjencave në Filipine thanë sot se tajfuni që goditi pjesën qendrore të vendit ditën e Krishtëlindjeve shkaktoi vdekjen e të paktën 13 personave.

Tajfuni “Phanfone” u shoqërua me erëra të qëndrueshëm me një shpejtësi prej rreth 120 kilometrash në orë. Ai u shoqërua gjithashtu me shira të rrëmbyeshëm ndërsa ndërsa lëvizte nëpër Filipine.

Dhjetëra mijëra njerëz u evakuuan dhe shumë prej tyre u strehuan në shkolla e ndërtesa qeveritare. Më shumë se 20 mijë vetë mbeten të bllokuar në porte ditën e mërkurë. Shërbimet e trageteve u mbyllën si dhe u anuluan shumë fluturime të brendshme.

Tajfunet dhe stuhitë tropikale i godasin shpesh ishujt Filipine, por nëntori shënon zakonisht një periudhë qetësimi. Një nga tajfunët më fortë që ka goditur vendin, është ai e vitit 2013 që shkaktoi më shumë se 6 mijë viktima./voa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë të premte do ta…