Hashim Thaçi të premten në ora 11:00 e mandaton Albin Kurtin për kryeministër

26 dhjetor 2019 | 23:41

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë të premte do ta mandatojë për kryeministër, kandidatin e Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Një ditë pas konsitutimin të Kuvendit, mësohet se presidenti Thaçi ka vendosur t’ia japë mandatin fituesit të zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurtit ta formojë Qeverinë.

Sipas burimeve të ndryshme Presidenti e fton nesër në orën 11:00, kandidatin për kryeministër që të mandatohet.

Ndërkaq Kurti sot ka propozuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit, i cili edhe u zgjodh. Ndërkaq me LDK’në nuk ka arritur marrëveshje për krijimin e Qeverisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen ende nuk ka vendosur se a do ta…