13-vjeçari në Ferizaj dyshohet se bëri vetëvrasje, prokuroria deklarohet për rastin

21 shtator 2023 | 12:46

Një i mitur është gjetur pa shenja jete pasditen e së martës në rrugën “Imri Neziri” në Ferizaj. Telegrafi mëson se viktima është i moshës rreth 13-vjeçare dhe dyshohet se i njëjti ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.

Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë konfirmuar për Telegrafin se rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Lidhur me rastin e ndodhur me datën 19.09.2023, në Ferizaj, ku, një person i mitur ka ndërruar jetë, ju njoftojmë se ky rast fillimisht është cilësuar si ‘Vdekje e dyshimtë’. Ndërsa, me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje bëhet e ditur se Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Imri Neziri” rreth orës 16:46. Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat që çuan në tragjedi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit sonte e zhvillon ndeshjen e parë në…