14 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

20 prill 2021 | 15:08

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjes me Covid-19.

Në njoftimin për medie, IKShPK-ja ka treguar se mosha e viktimave sillet nga 61 deri në 91 vjeç. “Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 3 raste (91, 83, 69 vjeç), Mitrovicë 3 raste (76, 62, 61 vjeç), Leposaviq 2 raste (78, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (70, 69 vjeç),  Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (88 vjeç), Obiliq 1 rast (67 vjeç), Viti 1 rast (68 vjeç)”, ka njoftuar instituti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy kërkesa i ka shqyrtuar Komisioni parlamentar për Ekonomi, atë…