14 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

21 janar 2020 | 10:38

Sot shënohet 14-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku ishte varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në përvjetorin e 14-të të vdekjes së tij, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në orën 10:30 do të bëjë homazhe te varri i tij në “Velani”, ndërsa në orën 12:00  LDK-ja do të mbajë një akademi përkujtimore.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e kishte dekoruar Rugovën me urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Ibrahim Rugova ka lindur më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut.

Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova ishte zgjedhur më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona kanë vdekur në Kinë, nga një virus i…