140 biznese u shuan dhe rreth 500 punëtorë mbetën pa punë në Gjakovë

22 janar 2023 | 20:48

Aleanca Kosovare e Bizneseve – Zyra Regjionale Gjakovë ka publikuar studimin “Trendi i Ndërmarrësisë Gjakova 2022”.

Sipas këtij studimi në komunën e Gjakovës gjatë vitit 2022 u shuan, pushuan dhe falimentuan rreth 140 biznese individuale dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, dhe mbetën pa punë rreth 500 punëtor.

Argjend Fetahu, kryetar i Degës së AKB-së për regjionin e Gjakovës tha se arsyjet kryesore të mbylljes së bizneseve ne komunën tonë jan humbja e fuqisë konkurruese, mungesa e fondeve dhe mbështetja financiare nga bankat komerciale dhe interesi i lartë, informaliteti dhe burokracitë për marrjen e licensave dhe leje për ndertim, humbje e fuqisë blerse e konsumatorëve, humbje e tregjeve nga bizneset e gjakovës si dhe rritja e shpenzimeve më shumë se fitimi.

Gjate këti viti u regjistruan rreth 259 biznese  individuale dhe 213   shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në total 472 tha Visar Podrimja nënkryetar i degës së AKB-ës për Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompanitë e menaxhimit të mbeturinave në nivel vendi në bashkëpunim…