145 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës, 27 në gjendje më të rëndë

09 dhjetor 2020 | 08:56

145 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Sipas Spitalit, 12 pacientë janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkaq, sa i përket gjendjes së pacientëve 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 93 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 27 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 196 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar urdhrin…