Trumpi: Asnjë president nuk duhet të hetohet për ‘tregime të rreme’

26 mars 2019 | 15:02

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka lenë të kuptohet se armiqtë e tij politikë mund t’i shpaguajnë “gjërat e këqija” që i kanë bërë.

Komentet e tij janë bërë pas publikimit të përmbledhjes së raportit të këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, i cili ka konstatuar se ai nuk ka bërë komplot me Rusinë, që kjo e fundit të ndërhyjë në zgjedhjet e vitit 2016, për të ndihmuar zgjedhjen e Trumpit president.

Raporti, megjithatë, nuk ka nxjerr përfundim nëse Trumpi ka bërë përpjekje ose jo për të penguar drejtësinë.

“Ka shumë njerëz që kanë bërë gjëra shumë, shumë të këqija. Do të thosha gjëra të pandershme kundër vendit tonë”, ka thënë Trumpi për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, por pa përmendur askënd me emër dhe pa përmendur ndonjë veprim specifik.

“Këta njerëz do të vëzhgohen”, ka thënë Trumpi.

Duke folur në Zyrën Ovale, ai ka thënë se asnjë president tjetër nuk duhet të hetohet për “tregime të rreme”.

“Ka qenë një tregim i rremë, një gjë e tmerrshme, nuk mund të lejojmë që kjo t’i ndodhë ndonjë presidenti tjetër”, është shprehur Trumpi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, pak muaj pasi…