Cakaj paralajmëron shërbimin diplomatik: Kush nuk punon, pushohet

26 mars 2019 | 14:58

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, pak muaj pasi ka marrë detyrën ka lansuar r edhe një fushatë “spastrimi” në shërbimin diplomatik të Shqipërisë.

Vendimin e tij, Cakaj e ka bërë me dije gjatë një deklarate për mediet, një ditë pasi është shkarkuar si Konsull Nderi i Shqipërisë, indiani Nitin Sandesara, i shumëkërkuar në vendin e tij për pastrimin e miliona dollarëve.

Teksa ka theksuar se ka vendosur që të shkëpusë marrëdhëniet me disa punonjës, Cakaj ka thënë se numri i të prekurve në diplomaci mund të shkojë deri në 20.

“Largim nga puna për ata që nuk përmbushin detyrimet. Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen për nevojat reale të punës. Ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë informatorë do të shkojë mbi 20. Agjenda reformiste e kapërcimit të pellgut të shkuar nuk përkon me nepotizmin në asnjë sektor. Duke vlerësuar njëkohësisht, hapjen e dyerve të shtetit për të rinjtë ekselentë të vendit si avantazh të madh që duhet shfrytëzuar e doemos për të ripërtërirë administraën tonë, komunikoj se kemi gati thirrjen publike për vakancat e krijuara nga vala e pastrimit në shërbimin tonë diplomatik, Shqipëria nuk është e miqve, kushërinjve, apo klaneve e kryshqive, por e të gjithë pa dallim dhe meriton të përfaqësohet nga të dalluarit që punojnë me mendje, shpirt e shërbejnë me pasion me kapacitet të plotë profesional e moral”, ka thënë Cakaj. /TCh/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri dhe kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Samir Ujkani, ka…