158 foshnje të lindura për një javë në Kosovë

30 mars 2020 | 13:49

Vetëm për një javë në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, ka pasur 155 lindje të foshnjave.

Lindjet janë regjistruar nga nënat të cilat nga komuna të ndryshme të Kosovës janë shtrirë në repartin e QKUK në Prishtinë.

Ndonëse në shumicën e institucioneve shëndetësore në vend është reduktuar puna me rastet jo emergjente për shkak të koronavirusit, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike vazhdon të ketë numër të madh të lindjeve.

Këto shifra janë dhënë në raportin e fundit nga  kjo klinikë.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 79 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 79 femra, 3 lindje kanë qenë me binjak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShP) u ka…