160 studentë të Drenasit nënshkruajnë kontratat për marrjen e bursës komunale

24 nëntor 2020 | 16:18

Studentët përfitues të bursës për vitin akademik 2020/2021 të Komunës së Drenasit kanë nënshkruar kontratat për marrjen e saj.

Në sallën e Kulturës të Komunës së Drenasit, 160 studentët përfitues të bursës kanë pranuar kontratat e nënshkruara nga kryetari Ramiz Lladrovci.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka, ka uruar studentët për përftimin e bursës, duke shprehur përkushtimin e komunës për t’i përkrahur ata në rrugëtimi e dijës.

Ai i ka inkurajuar që edhe më tutje të vazhdojnë suksese në studime dhe në rrugën e karrierës së tyre akademike.

Kjo bursë është një stimulim për studentët, të cilët kanë bërë një punë të madhe gjatë studimeve dhe shërben si përkrahje për rezultatet e larta në studime. Këtë vit përfitues të bursës kanë qenë 160 studentë të nivelit bachelor të cilët kanë plotësuar kriteret e konkursit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nicole Elkabbas duhej të bënte një operacion për heqjen e…