166 raste aktive me Covid në Kosovë

26 qershor 2021 | 07:30

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të premten janë regjistruar edhe shtatë raste të reja të të infektuarve me Covid-19 dhe shifra bazohet në 1.224 mostra të testuara.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Nga Covid-19 janë shëruar edhe 12 pacientë ndërsa raste aktive janë 166.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 107.714, i viktimave në 2.256 dhe i të shëruarve në 105,292.

Deri të premten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, janë dhënë 152.643 doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 26.794 qytetarë tashmë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se tashmë…