Më 17 prill Mogherini viziton Shqipërinë
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimi Evropian (BE) për politikë të jashtme, Federica Mogherini, dhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, do të vijnë në Tiranë më 17 prill për t’ia dorëzuar progres raportin qeverisë shqiptare.
Para vizitës në Ballkanin Perëndimor, Mogherini ka thënë se e ardhmja e Ballkanit është BE-ja.
“Ballkani Perëndimor është Evropë dhe do të jetë e ardhmja e Bashkimit Evropian, për një Bashkim të fortë, të qëndrueshëm. Kjo është çështje e ndarjes së interesit dhe të përgjegjësisë së vendeve të këtij rajoni për të mirën e qytetarëve tanë. Ky është momenti për të sjellë ndryshime pozitive për të bërë përparim të pakthyeshëm dhe transformues drejt BE-së”, ka thënë ajo.
Sipas njoftimi zyrtar të zyrës për medie të Mogherinit, ajo do të takohet me autoritet politike, përfshirë dhe përfaqësues të qeverive dhe partive politike.
Ndërsa më 18 shkurt do të jetë në Shkup ku do të marrë pjesë në një takim informal të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.