178 pacientë, për 24 orë në Klinikën Emergjente

10 janar 2019 | 10:25

Gjatë 24 orëve të fundit, 178 persona kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

42 prej tyre, janë trajtuar në dhomën e reanimimit, ndërsa kishte edhe 26 raste kirurgjike, 80 internistike dhe 26 ortopedike, raporton “Epoka e re”.

15 persona kanë marrë ndihmë mjekësore, si pasojë e aksidenteve në trafik.

Për mjekim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së, janë pranuar 32 pacientë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar urim për festat e fundvitit…