Flasin për diplomacinë sportive

03 korrik 2019 | 22:54

Në vazhdën e takimeve me ministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm Shasivar Haxhijaj, janë pritur sot nga ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, njëherit zëvendës kryeministër i Kosovës.

Drejtuesit e KOK-ut falënderuan ministrin Pacolli për pritjen, derisa e përgëzuan për punën që po bënë.

Edhe ministri shprehu kënaqësinë për takimin, duke uruar presidentin Hasani dhe sekretarin e përgjithshëm Haxhijaj, për punën dhe sukseset e sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare.
Në takim u bisedua për diplomacinë sportive, pasi dihet mirë se sportistët janë ambasadorët më të mirë të shtetit, të cilët me sukseset e tyre po e ngritin imazhin, si dhe po e lartësojnë flamurin tonë edhe në shtetet që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Po ashtu, u diskutua edhe mundësia e pajisjes së sportistëve elitarë me pasaporta diplomatike dhe mundësia e punësimit të sportistëve elitarë në MPJ.

Ministri Pacolli me ekipin e tij shprehën gatishmërinë që në ditët në vijim në kuadër të Ministrisë të formojnë një Departament për Diplomacinë Sportive, ku do të mund të punësoheshin edhe sportistë elitarë.

Gjithëashtu, ministri Pacolli u pajtua për pajisjen me pasaporta diplomatike, për çka mbeti që fillimisht të caktohen kriteret, në mënyrë që më pas të pajisen një numër i caktuar i sportistëve me pasaporta të tilla.

Palët biseduan edhe për çështje tjera me interes për sportin dhe sportistët tanë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Foto e ditës: Me kongresistin amerikan dhe mikun e shqiptarëve,…