18 vjet nga masakra e Lubotenit

12 gusht 11:30

Sot janë bërë 18 vjet nga masakra e Lubotenit, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë dhjetë civilë shqiptarë në këtë fshat të Shkupit.

Ky përvjetor gjithmonë është i dhimbshëm për banorët e këtij fshati dhe gjithë shqiptarët në Maqedoni, pasi që përkujton masakrën kur forcat maqedonase të sigurisë vranë 10 civil shqiptar.

Atë mëngjes të 12 gushtit të vitit 2001 ishte zhvilluar operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore-ushtarake në fshatin Luboten ku patën vrarë dhjetë civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe Erxhan Aliu, gjashtëvjeçar si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili.

Në këtë aksion ishin djegur 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u patën arrestuar dhe keqtrajtuar mbi 100 banorë të tjerë të fshatit, me arsyetimin e operacionit se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.

Rasti i Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që ishte procesuar dhe gjykuar nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte, me ç’rast për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë është dënuar ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, ndërsa i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski ishte liruar nga akuza.

Johan Tarçullovski ishte dënuar nga Gjykata e Hagës me 12 vjet burgim për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, por ai tanimë ndodhet në liri pas mbajtjes së 8 viteve burg.

Nga ana tjetër, Tarçullovski, por edhe Boshkovksi nga ana e shtetit konsiderohen dhe nderohen si heronj kombëtar të konfliktit të vitit 2001. /Klan Kosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Hakif Bajrami (Gani Sylaj, “Ilegal viteve shtatëdhjetë”, Prishtinë,…