195 personave u njihet statusi i viktimës të dhunës seksuale

04 shkurt 2019 | 16:31

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione është takuar me përfaqësuesit e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pas këtij takimi është bërë me dije se 911 persona kanë aplikuar për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale, ndërsa 195 pre tyre u është njohur ky status.

Kryetarja e Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Duda Balje, ka thënë se janë njoftuar se çfarë ka bërë Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, në vitin e parë të punës.

Sipas saj, do të ishte shumë me rëndësi që sa më shpejt të krijohet një data-bazë, si dhe të bëhet me dije se konfidencialiteti i atyre që duan ta marrin këtë status është i lartë.

Ndërsa Minire Begaj, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka thënë se puna që është duke bërë ky komision do të ndihmojë për qasjen në drejtësi.

Ajo ka bërë me dije se viktimave që u është njohur statusi i viktimës të dhunës seksuale do të gëzojnë pension prej 230 euro.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, nga e shtuna ndodhet…