Limaj nominohet kandidat për kryeministër, kërkon të bëhen bashkë për shtetin

12 shtator 19:19

Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se ka pranuar që t’i hyjë kësaj gare për shkak të shtetit të Kosovës.

Ai ka thënë se e kupton rëndësinë e shtetit dhe të institucioneve, duke shtuar çdo herë ka punuar në interes të shtetit

“Nuk ka nderë më të madh se sa t’i shërbesh vendit tënd”, ka thënë Limaj

Ai ka thënë se është bashkuar me këtë koalicion për shtetin. “Ju sigurojë se me këtë koalicion fiton Kosova, fitojnë të gjithë”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se ky koalicion është i gatshëm të ua shtrijë dorën e bashkëpunimin edhe rivaleve tjerë politik. “ Nga rivalet politik do ta nxjerrim më të mirë për tu bashkuar bashkë për shtetin”, ka thënë Limaj

Më tutje, Limaj ka thënë se Kosova ka nevojë për vendime të urta. Ai ka thënë se Kosovën nuk mund ta mbrojë dhe zhvillojë një njeri. Limaj ka thënë se Kosovën e mbrojnë qytetarët e Kosovës.

Limaj ka thënë se Qeverinë e re e pret dialogu me Serbinë, vizat dhe hapja e perspektivës për rininë, duke përfshirë edhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Këto janë disa nga shqetësimet qe e presin nesër Qeverinë dhe Kuvendin”, është shprehur Limaj, duke shtuar se do ta mbyllë një herë e mirë problemin me Serbinë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
IPKO Superliga e Kosovës në futboll rikthehet pas pushimit për…