20 klubet që kanë shpenzuar më së shumti në pesë vitet e fundit

01 qershor 2023 | 17:10

Sajti i specializuar “Tifosy” ka publikuar shifrat e shpenzimeve të klubeve në merkato në pesë sezonet e fundit teksa vihet re dominimi absolut i Chelseas.

Londinezët kanë shpenzuar plot 1.2 miliard euro në pesë vitet e fundit, teksa vlen të theksohet se plot 588 milionë euro, ose 49 % e totalit, i ka shpenzuar vetëm në vitin e fundit, nën presidencën e Tod Boehly. Pas londinezëve, klubi i dytë që ka shpenzuar më shumë është Juventusi, që ka çuar 837 milionë euro për merkaton në pesë vitet e fundit.

Podiumin e plotëson Barcelona, me 776 milionë euro të shpenzuara, ndërsa 20-shën e parë e mbyllin katër skuadra italiane si Roma me 465 milionë euro, Milani me 455 milionë euro, Interi me 445 milionë euro dhe Napoli me 438 milionë euro.

Lista e 20 klubeve:

Chelsea:                1,2 miliard euro
Juventus:               837 milionë
Barcelona:             776 milionë
Manchester United: 769 milionë

Manchester City:    708 milionë
Arsenal:                 674 milionë
PSG:                     646 milionë
Real Madrid:          629 milionë
Atletico Madrid:     587 milionë

West Ham:            524 milionë
Wolverhampton:    516 milionë
Aston Villa: 507 milionë
Liverpool:              494 milionë
Tottenham:            493 milionë
Newcastle:             479 milionë

Monaco:                478 milionë
Roma:                   465 milionë
Milan:                    455 milionë
Inter:                     445 milionë
Napoli:                  438 milionë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë,…