20-vjeçarja që u godit nga vetura ndodhet në gjendje të rëndë në emergjencë

24 prill 2022 | 14:08

Vajza që është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë sot rreth orës 11:00, është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në Klinikën Emergjente në QKUK.

20-vjeçarja ka pësuar politraumë, ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, doktor Naser Syla.

Ndërsa policia ka njoftuar se shoferi i automjetit ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për identifikimin e tij.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut, të cilët përveç që po hetojnë  rrethanat  e këtij aksidenti, janë duke punuar në identifikimin e personit/ ngasësit të automjetit të përfshirë në aksident, pasi që i njëjti  ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Puna e ambasadës ruse në Uashington është “e bllokuar”, me…