20-vjeçarja tregon se si fitoi 23 mijë dollarë nga një video e vetme në Youtube

25 nëntor 2019 | 23:01

Kur 20-vjeçarja kanadeze Alyssa Kulani hapi një çek në janar nga YouTube, ajo nuk mund t’i besonte syve të saj.

Bëhet fjalë për një vajzë për të cilën deri në atë kohë, Youtube kishte qenë vetëm një hobi.

Ajo filloi të merrej me këtë “zanat” kohë pas kohe, duke e llogaritur këtë platformë një projekt pasioni.

Por, më pas gjithçka ndryshoi, kur algoritmi i Youtube “mori dhe rekomandoi” një video që ajo postoi në tetor të vitit 2018, e cila u bë virale dhe mori 4 milionë shikime. Kështu, siç ka rrëfyer ajo, pagesa e një çeku prej Google ishte për 29.300 dollarë, të fituara tërësisht nga reklamat e vendosura në videot e saj.

Tani Kulani që ka 675,000 abonentë në YouTube, video të shumta me miliona shikime, është një YouTuber me kohë të plotë. Pasi videoja e parë e saj u bë virale, ajo postoi një tjetër në dhjetor, e cila tani ka pothuajse 4 milionë shikime dhe është video e saj e dytë më e shikuar.

Nga kjo, ajo filloi të fitojë ndjekës me një ritëm të shpejtë, duke u rritur nga 100,000 “abonentë” në fund të tetorit 2018 në 400,000 deri në fund të janarit, tha ajo. Sipas saj, për një krijues, është e rëndësishme që të vazhdojë të ngarkojë video tërheqëse në mënyrë të vazhdueshme. Në rastin e Kulani, videot e saj përqendrohen në tema si shaka me të dashurin e saj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i elitës, Ballkani, duket se ka synime të mëdha…