Lluka: Tre muaj kohë për përkthimin e kontratës për “Kosovën e Re”

22 janar 2018 | 14:39

 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Valdrin Lluka, pas takimit që ka pasur me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se vonesa e përkthimit të Kontratës për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, është për shkaqe teknike.

“Kontrata i ka 1000 faqe, përkthimi ka filluar, por do të zgjasë deri në 3 muaj, përkthimin po e bën zyra jonë për menaxhimin e projektit, nuk besoj që ka një kosto të lartë”, dekalaroi Lluka.

Kurse kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka thënë se vendit i duhet stabilitet politik.

Sipas tij, nënshkrimi i kontratës për Termocentralin “Kosova e Re”, ka rëndësi strategjike për vendin.

“Ajo që e karakterizon këtë kontratë duhet të jetë model edhe për institucionet e tjera, pra është transparenca. Në këtë drejtim më gëzon faktin që ministri Lluka po e bën një standard të ri që nuk ka qenë në të kaluarën për ekonomi duhet të bëhet më shumë se sa që flitet”, dekalroi Gërxhaliu.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të…