Kurti takohet me ambasadorin e Sllovenisë

26 janar 2018 | 14:18

Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, ka vizituar Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai është pritur nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nënkryetarja Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, dhe deputetja Fitore Pacolli.

Në fillim të vizitës ambasadori ka uruar Kurtin, për zgjedhjen e tij në drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe ka shprehur interesim të njoftohet dhe të kuptoj nga afër për strategjinë dhe politikat që do të ndjek gjatë udhëheqjes së tij.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka thënë…