Behrami: Kosovës i duhet qeveri dhe president që janë 100% pas mbrojtjes së krerëve të UÇK-së

06 tetor 2026 | 16:59

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me qëndrimet e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Behrami ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke i akuzuar se nuk po e zbatojnë ligjin.

“Albin Kurti mbrëmë u tregua i pavullnetshëm për ta implementuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.

Ai ka kritikuar edhe Gërvallën, duke thënë se ajo “nuk e implementon asnjë pikë, asnjë presje të këtij ligji”.

Sipas Behramit, një qasje e tillë po shfaqet edhe në procesin për zgjedhjen e presidentit të vendit.

“Dhe tani dëshirojnë një president që po ashtu do të jetë në linjë me Prokurorinë e Gjykatës Speciale”, ka shkruar Behrami.

Behrami ka theksuar se Kosovës i nevojitet një udhëheqje që, sipas tij, do të jetë e përkushtuar ndaj mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së.

“Kosovës i duhet edhe një qeveri, edhe një president që janë 100% pas mbrojtjes së krerëve të UÇK-së, dhe jo të tillë që bëjnë tregti me UÇK-në”, ka shkruar Behrami.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar lidhur me tërheqjen…