Bushati: Procesi i Berlinit, mundësia e rajonit

10 mars 2018 | 09:04

Në Forumin Ekonomik Frankofon, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka folur për rëndësinë që ka zhvillimi i ekonomisë në procesin e integrimit evropian.

Bushati ka thënë se procesi i anëtarësimit nuk është një proces burokratik, por që lidhet ngushtësisht me rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Kryediplomati shqiptar e ka vlerësuar procesin e Berlinit të një rëndësie të veçantë sa i përket ekonomisë.

“Procesi i Berlini ka krijuar mundësinë për një hapësirë të përbashkët ekonomike në rajon”, ka thënë Bushati.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazetari Blendi Fevziu është emëruar nga presidenti, Hashim Thaçi, si konsull…