Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

07 tetor 2026 | 00:13

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur presidente të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me 81 vota.

Justina Shiroka Pula u propozua për presidente të Kosovës nga kryeministri Albin Kurti, disa orë para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit më 6 tetor.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, tha se emri i saj është i pranueshëm për këtë post.

Shiroka-Pula është ekonomiste dhe akademike, gruaja e parë që udhëheq Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), institucion i themeluar më 1975.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka nisur procesin e votimit për zgjedhjen…