Hoxhaj: PDK-ja e do Kosovën me këtë territor dhe këta kufij siç i kemi

19 tetor 2018 | 21:55

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj,ka thënë se qëndrimi i PDK-së dhe kryetarit Veseli për kufijtë e Kosovës është i qartë.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se PDK-ja e do shtetin ashtu siç është dhe me më shumë njohje.

“Ne e duam këtë territor, këta kufij, këtë shtet siç e kemi ta komplotojmë duke marrë njohje të ndërsjellë me Serbinë e cila neve do të na mundësonte anëtarësimin në OKB. Ky është qëndrimi i PDK-së dhe qëndrimi i kryetarit Veseli”, përcjell Telegrafi.

Hoxhaj ka thënë se para dialogut me Serbinë, për PDK-në është me rëndësi konsensusi i brendshëm politik.

“Problemi i Kosovës nuk është vetëm ideja e hedhur nga Thaçi, por problemi bazik është se ne nuk kemi një konsensus politike dhe nuk kemi një dokument të mirëfilltë për bisedimet me Serbinë”.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ka shkruar në 58 numri i qytetarëve që kanë humbur…