Anëtari i dorëhequr: LV-ja po ua sulmon njerëzve edhe familjet
Flamur Maloku, ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili deri dhjetë ditë më parë ishte një nga anëtarët e flaktë të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij dhe për të cilin Albin Kurti ndiente mall të takohej e të bisedonte në parkun e Prishtinës, ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje dhe të njëjtën e ka akuzuar për fyerje dhe censurë. “Vetëm pse e dhashë një mendim për këshilltarin e Albin Kurtit, Shkelzen Gashin, filluan të më sulmojnë. Mua kjo më frikëson sepse VV po sulmojnë dhe po linçojnë”, ka thënë Maloku.
Ndër të tjera, ai ka shtuar se “njëri nga shqetësimet e mia pse jam larguar nga VV është se jam shqetësuar nga qëndrimi i Albin Kurtit për Shkelzen Gashin. Albini e ka ditë qëndrimin e Shkelzen Gashit para se ta angazhojë këshilltar. Por, po ashtu, pas shkarkimit, deklarata e Albinit ka qenë shqetësuese”, tha Maloku.
Maloku ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikojë edhe shumë fakte të reja shqetësuese që do të dëshmojnë arsyen e largimit. Sipas tij, “nga LV-ja po ua sulmojnë njerëzve edhe familjet”.
(B. D.: ‘Epoka e re’)



