Nga 15 maji mbyllet për qarkullim të automjeteve rruga ‘Skënderbeu’ në Kamenicë

13 maj 2020 | 15:59

Komuna e Kamenicës ka njoftuar të gjithë qytetarët që nga data 15 maj 2020 rruga “Skënderbeu” do të mbyllet për qarkullim të automjeteve (duke filluar nga hyrja e shkollës ‘Fan Noli’ deri tek udhëkryqi që shkon tek Policia).

Ndalim qarkullimi për automjete do të bëhet për shkak të fillimit të punëve për ndërtimin e bulevardit të qytetit.

Qarkullimi i automjeteve gjatë kësaj periudhe do të bëhet përmes dy rrugëve alternative, ku dhe do të vendosen sinjalizuesit përkatës.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ibrahim Fadlalla nga Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në…