Grenelli e konfirmon se po largohet nga pozita e ambasadorit të ShBA-ve në Gjermani

24 maj 2020 | 15:07

Ambasadori amerikan në Berlin dhe Emisari Special i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka konfirmuar se po largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani.

Konfirmimin e ka bërë nëpërmjet llogarisë së tij në “Twitter”.

“E vërtetë”, ka shkruajtur ai duke e shpërndarë shkrimin e gazetës “Politico”.

Grenell mbante pozitën e drejtorit të përkohshëm të Inteligjencës amerikane.

Ai u zëvendësua para tre ditësh nga John Ratcliffe, në Senatin amerikan duke marrë 49 vota pro dhe 44 kundër.

Në shtator të vitit 2017, Richard Grenell u emërua ambasador në Gjermani nga presidenti Donald Trump.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani mund të nisë stërvitjen në grupe që nga e…