Pandemia ndikoi në shtimin e sipërfaqeve të mbjelljeve në Kosovë
27 maj 2020
| 11:31
Edhe pse pandemia ka goditur një pjesë të prodhimeve bujqësore, në Kosovë po vazhdojnë mbjelljet pranverore.
Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore në MBPZHR, Isuf Cikaqi, tha se Covid-19 ka ndikuar edhe në bujqësinë e Kosovës. Sipas tij, bujqit këtë vit mbollën më shumë. “Ende nuk i kemi të dhënat e sakta por, sipas informatave që i kemi, ka rritje të mbjelljeve të sipërfaqeve të tokave”, ka thënë ai për RTK.



