Grenelli mirëpret votimin e Qeverisë Hoti

03 qershor 2020 | 14:39

I dërguari i posaçëm amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mirëpritur votimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.

Në një komunikatë për medie, Zyra e Grenellit, ka thënë se i dërguari amerikan në dialog mezi pret rifillimin e bisedimeve me Serbinë.

“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, është thënë në komunikatën e Zyrës së Grenellit.

Qeveria Hoti është votuar me 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muajt e fundit është folur shpesh për një krisje të…