Haxhiu: Qeveria e re varet nga Serbia
03 qershor 2020
| 14:50
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas votimit të Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.
Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook” se nga një qeveri e popullit, kanë dalë në një qeveri ilegale të Hashim Thaçit.
Sipas saj, qeveria e re varet nga shteti serb. “Prej një Qeverie të popullit, dolën tek një Qeveri ilegale të Hashim Thaçit dhe e cila varet nga Serbia”, ka shkruar Haxhiu, raporton “Epoka e re”.



