AAK-ja votoi kundër heqjes së reciprocitet me Serbinë

06 qershor 2020 | 11:39

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka votuar kundër heqjes së reciprocitet me Serbinë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ministrat Ramë Likaj, Meliza Haradinaj, Blerim Kuqi  dhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri kanë votuar kundër.

Nën udhëheqjen e kryeministrit Hoti, ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

(S.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas…