Arrestohet kryetari i qytetit bregdetar

17 qershor 2020 | 16:36

Kryetari i Budvës, Marko Careviq dhe kryetari i Asamblesë Komunale (MA) i Budvës, Krsto Radoviq, janë arrestuar sot në mëngjes para ndërtesës komunale.

Në aksionin e Policisë Speciale në Mal të Zi janë arrestuar edhe menaxheri i Komunës së Budvës, Milo Boçoviq, sekretari për investime, Mladen Mikijel, Nikolla Jovanoviq, kreu i kabinetit të Careviq, si dhe Djordje Vujoviq këshilltar i Careviqit.

Në pamjet e publikuara shihet se si Careviq është nxjerrë dhùnshëm nga Komuna ndërsa për árrestimin e zyrtarëve të tjerë ka patur edhe rezistencë, për çka është nevojitur edhe përdorimi i sprajit lotsjellës. Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit të tyre, por dyshimet e para janë se ata janë të përfshira në afera korruptive, gjatë ushtrimit të mandatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimet palestineze të sigurisë dje shkatërruan dokumente të besueshme në…