Gjermania raporton 2 viktima nga koronavirusi në 24 orë

20 korrik 2020 | 10:54

Gjermania ka regjistruar dy viktima gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e virusit Covid-19.

Lajmi është publikuar nga instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Reuters ka shkruar se numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 9,012, ndërsa shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 196, 335.

Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Spanja.

Gjithashtu, kujtojmë se qeveria gjermane ka lehtësuar masat, ndërsa ka hapur kufijtë me disa shtete europiane.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Behar GJOKA Shënime mbi vëllimit poetik “Rabini im” (“Buzuku”, 2020)…