Shembet çatia e shkollës në Pakistan, humbin jetën 18 nxënës dhe një mësues

15 tetor 2026 | 09:32

18 nxënës dhe një mësues kanë humbur jetën pasi çatia e një shkolle u shemb në qytetin Peshawar të Pakistanit, sipas një zëdhënësi të një spitali lokal.

Më shumë se një duzinë fëmijësh u plagosën gjithashtu në këtë ngjarje dhe u dërguan në spital; disa prej tyre raportohet se janë në gjendje kritike, bën të ditur në një deklaratë Muhammad Asim, zëdhënës i spitalit “Lady Reading”, raporton BBC.

Zëdhënësi shton se, pas incidentit, në spitalin “Lady Reading” është shpallur gjendje emergjence.

Fëmijët që humbën jetën dhe ata që u plagosën ishin nën moshën 13 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka kërkuar veprimin e…