Reali nuk fitoi asnjë cent nga largimi i Jamesit

18 shtator 2020 | 13:44

Në media u raportua se James Rodrigez u ble nga Evertoni për rreth 25 milionë euro. Por së fundmi në skenë ka dalë një lajm i çuditshëm.

Real Madrid nuk e ka shitur lojtarin tek klubi anglez, por thjesht ka dashur të shpëtojë nga rroga e tij. Lajmin e ka dhënë ish-ekipi i parë i Rodrigezit, Banfiled.

Këta të fundit ishin interesuar për transferimin, pasi përfitonin taksën e solidaritetit, por në fund kanë zbuluar nga UEFA që Evertoni nuk ka shpenzuar asnjë cent për të blerë mesfushorin kolumbian.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pavarësisht miliardave që zotëron, Kylie Jenner nuk heq dorë nga…