ShBA-ja përgëzon Kosovën dhe Izraelin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike

01 shkurt 2021 | 17:44

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë i është gëzuar zyrtarizimit të njohjes reciproke në mes të Kosovë dhe Izraelit.

“Kur partnerët tanë janë të bashkuar, ShBA-ja është më e fortë. Përgëzime Kosovës dhe Izraelit”, ka njoftuar kjo ambasadë nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”.

Kosova dhe Izraeli kanë zyrtarizuar sot njohjen e njëra-tjetrës, që është produkt i marrëveshjes së sponsorizuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në fillimshtatorin e vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për…